Delvinë, autobusi përplaset me furgonin, 1 vdes, 5 plagosen

Një aksident me një të vdekur e 5 të plagosur është shënuar rreth orës 13:00 të 3 janarit 2015 në Delvinë.

Mësohet se një autobus është përplasur me një furgon.Të aksidentuarit kanë qenë në furgon.

Mësohet se Rauf Çela, 82 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa mes të plagosurve është dhe një i mitur.

Dy të plagosur janë në gjëndje të rëndë.

SHKARKO APP