Digjet makina e aktorit të njohur në Tiranë

Aktorit të njohur Laert Vasili i është djegur makina mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te tregu elektrik.

Mjeti i aktorit ishte i parkuar kur ka ndodhur ngjarja dhe në të nuk kishte asnjë person. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një defekt elektrik aspo një ngjarje të qëllimshme.

SHKARKO APP