Drejtori i Burgjeve: 2 mijë të dënuar janë përjashtuar nga e drejta e votimit

Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 qershorit, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha u shpreh se më shume se 2 mijë të dënuar janë përjashtuar nga e drejta e votimit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Ai tha se janë pezulluar edhe lejet shpërblyese për të dënuarit që prej datës 5 qershor.

“Më shume se dy mije të dënuar janë përjashtuar nga e drejta e votimit për shkak te ligjit të dekriminalizimit. Janë pezulluar lejet shpërblyese dhe të veçanta për të dënuarit që prej datës 5 qershor. Afër 800 të dënuar dhe te paraburgosur nuk kanë karta identiteti ndaj s’mund të votojnë të dielën”- tha Hoxhaj.

 

SHKARKO APP