Drejtori i Policisë Rrugore jep intervistë, pas tij ndodh një aksident

Teksa drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, po jepte intervistë për gazetarët në autostradën Tiranë-Durrës, pa krahëve të tij, ndodhi një aksident rrugor. Për shkak të mos respektimit të distancës së sigurisë mes makinave në autostradë, dy automjetet u përplasën me njëra-tjetrën, pa asnjë person të lënduar përveç dëmeve të vogla materiale. Vetë drejtori i Policisë Rrugore i bëri apel drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm ndërsa janë në timon, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të respektojnë shpejtësinë dhe veçanërisht edhe distancën mes automjeteve, që u bë shkak për aksidentin.

SHKARKO APP