Drejtori i Ujësjellësit Elbasan në pranga si sekser provimesh

Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit u arrestua me vendim gjykate për korrupsion pasiv. Sipas prokurorisë së rrethit, Altin Cenolli akuzohet për abuzime në  procesin e rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe instalimit të matësve të ujit.

Gjatë hetimeve të policisë për çështjen e ujësjellësit, Cenolli ndërhynte tek pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, për nota kaluese për studentet, kundrejt pagesave. Cenolli, sipas hetimeve, bashkëpunonte edhe me biznesmenin Gazmend Laloshi, i cili gjithashtu ra në pranga.

Nën arrest ka përfunduar edhe Jani Musli, i cili ka paguar për të marrë diplomën. Dy pedagogë, që kanë bashkëpunuar me te arrestuarit, u lanë të lirë, por me detyrim paraqitjeje.

Kësisoj, është e trishtueshme për fatet e vendit kur sheh se në ç’gjendje janë katandisur zyrtarët e lartë dhe se ku ka përfunduar i ashtuquajturi oborr akademik.

SHKARKO APP