Ervin Salianji akuza ministrit Lleshaj: Ka ndërhyrë në sistemin e regjistrit të gjendjes civile

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar ministrin e Brednshëm, Sandër Lleshaj, se ka ndërhyrë në sistemin e regjistrit të gjendjes civile.

Në një postim në facebook, Salianji shkruan se sistemi i gjendjes civile është rrëzuar, duke shtuar se maxhorancës “i ka hyrë frika në palcë”.

Postimi i plotë:

Rrëzohet sistemi i gjendjes civile!

Janë bërë me hije, frika ju ka hyrë në palcë

Nuk i mjaftojnë 1.2 milion karta identiteti jashtë afati, mijëra qytetarë me vendbanime të zhvendosura nga QV ku votojnë, çdo punonjës I administratës i kërcënuar për të bërë pëlqime të detyrueshme për Rilindjen dhe të dërgojnë nëpër ahengjet elektorale nga 4 persona, pasi detyrojnë mësuesit me kërcënim që të detyrojnë nga 5 nxënës për të votuar Rilindjen, pasi detyrojne mjekë dhe infermiere te punojnë për rilindjen, pasi përdorin policinë e shtetit si leckë për interesa personale, pasi i kërkojnë cdo biznesi të kërcenojë punonjësit ndryshe ju turrin tatimorët, mbajnë në gatishnëri kriminelët të cilët gjysëm i kanë në administratë dhe me gjysmit ndajne para dhe pushtet nëpër kafenetë  ku kërcënojnë votuesit, pasi e perdorin prokurorine dhe gjykatat si loder, pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brendshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithcka,duke nderhyre dhe ne regjistrin e gjendjes civile!

SHKARKO APP