Eurodeputetët sllovenë: Reforma të bëhet qeveri-opozitë, çelësi i suksesit

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=o8yDteykewk” width=”560″ height=”315″]

Dy eurodeputët sllovenë Tanja Fajon dhe Ivo Vajgl kanë bërë thirrje për duhet ti dhënë një shtysë miratimit të reformës në drejtësi duke thënë se Shqipëria ndodhet në një moment kyç në vazhdimin e rrugës Evropiane.

“Kjo është një reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë , do sjelli shumë ndryshime dhe ky është momenti kyç për ta shtyrë përpara këtë reformë” – ka thënë Tanja Fajon.Eurodeputetja theksoi se qëndrimi i bashkuar i opozitës dhe qeverisë në angazhime të tilla shtetërorë është jetësor.

“Besoj qeveria Shqiptare dhe opozita do e gjejnë një zgjidhje – tha ajo – ne do ju japim të gjithë mbështetjen e nevojshme dhe kemi besim të madh se do ia dilni”.Unë mendoj se të gjitha vendimet e rëndësishme në çdo shteti apo të gjitha reformat e nevojshme për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian duhen të arrihen si bashkëpunim i opozitës me qeverinë, duke përfshirë sigurisht edhe shoqërinë civile.

Në kuadrin e përpjekjeve për miratimit e reformës Shqiptare në drejtësi ka reaguar edhe Europarlamentari Slloven Ivo Vajgl i cili ka vënë theksin të bashkëpunimi Qeveri-Opozite si çelësi për zgjidhjen e situatës.

Duke folur për SYRI.net shprehet: “Unë e theksoj gjithmonë në të gjitha vendet ku kam qenë qoftë si gazetar, parlamentar, apo në pozicione të tjera se përgjegjësia e një shteti , e çdo shteti, shtrihet midis qeverisë dhe opozitës” – shprehet ai.

Ai ka deklaruar se gjendja e bashkëpunimit, demokratike dhe jetësorë për çdo shtet është e bërë nga njerëz të përgjegjshëm ku disa qeverisin dhe pjesa tjetër janë në opozitë. “Unë mendoj se të gjitha vendimet e rëndësishme të çdo shteti, apo të gjitha reformat e nevojshme për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian,duhen të arrihen si bashkëpunim i opozitës me qeverinë, duke përfshirë sigurisht edhe shoqërinë civile” – tha ai.

SHKARKO APP