”Fan Fest”, një atraksion i ”Botërorit Rusi 2018” (FOTO)

Edhe pse Rusia është larg, në Tiranë, në sheshin e ri “Skënderbej”, është rikthyer sërish “TiranaFanZone”. Në këtë hapësirë të dedikuar, përmes një ekrani gjigant, të apasionuarit e futbollit dhe jo vetëm, kanë mundësi të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Për Kupën e Botës që po zhvillohet ne Rusi, “FIFA Fan Fest” është vendi më i mirë për të parë ndeshjet për shumë që nuk kanë mundësi të jenë prezent në shkallët e stadiumit. “FIFA Fan Fest” nuk kufizohet vetëm në futboll.

Sipas traditës, të gjithë vizitorëve iu ofrohet një program i gjerë argëtimi, ku përfshihen shfaqje nga muzikantë të famshëm, aktivitete interaktive si dhe aktivitete të tjera të përgatitura nga partnerët dhe sponsorët e Kupës Botërore.

SHKARKO APP