Fatmir Pjetri futet në regjimin ”41 biss”

Fatmir Pjetri, pjesë e “Bandës së Babagjyshëve” është futur në regjimin “41 biss”. Në vitin 2021 ai tentoi të arratisej nga burgu. 33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri, në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

SHKARKO APP