Fjodora Fjora deklaratë befasuese në “Wake Up”

Fjodora Fjora ka qenë e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”.  Tema në fokus ishin marrëdhëniet në çift ku shumë prej tyre zgjedhin të mos bashkëjetojnë. Fjodora mbetet nga gazetaret me simpatike në ekranin shqiptar.

Fjodroa ka bërë një deklaratë befasuese në fakt, ku është shprehur se në Shqipëri pjesa më e madhe e femrave martohen sepse mbesin shtatzënë ose sepse kanë burrin emigrant. Fjodora ndau shumë nga pikëpamjet e veta, të cilat në fakt sillnin vetëm ngjarjet e saj.

“90 për qind e dasmave të mikeshave të mia, ku kam qenë janë martuar sepse ose kanë qenë shtatzënë ose kanë pasur partnerët emigrantë’!- është shprehur ajo.

Fjodora vetë është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Gazetarja është nënë e një djali, të cilin vendosi ta adoptonte disa vite më parë.

SHKARKO APP