Fotografët e dasmave zbulojnë si e dinë që një martesë do përfundojë

Fotografët e dasmave janë mësuar të afrohen me nusen dhe dhëndrin në ditën e tyre të madhe.

Ata shohin se si çifti sillet në momentet e tyre intime dhe ndonjëherë mund të gjykojnë nëse dyshja do të qëndrojë bashkë përgjithmonë.

Në një diskutim të publikuar në rrjetin Reddit, se si mund të dalloni nëse një çift zgjat apo jo,përdoruesja Tawnybigbuns tha se po shihte fotot e miqve të saj të cilët u divorcuan katër muaj pas ceremonisë dhe po pyeste veten nëse fotografi vuri re ndonjë shenjë.

Një person pranoi se ata kishin një album me foto të ishbashkëshortëve të tyre duke i parë me inat në ditën e tyre të dasmës.

Ndërkohë Codymcn, një fotograf dasmash tha se nuk ka një mënyrë të saktë për të përcaktuar nëse një çift do zgjasë apo jo por te disa çifte mund ta dallosh nga mënyra si e shohin njëri tjetrin.

Një koment tjetër shkruante se nëse nusja dhe dhëndri do përfundojnë bashkë dallohet të mënyra se si ndajnë tortën e dasmës.

“Ata që e ngjeshin te fytyra e njërit, e më pas tjetri hakmerret, thuajse nuk funksionojnë. Ata që e ndajnë me qetësi dhe dashuri zgjasin”.

dasem-2 dasem-3

 

SHKARKO APP