Françesku, një Papë që ha në mensë (Fotolajm)

Papa Françesku është bërë tashmë i njohur në gjithë botën katolike (dhe jo vetëm), për thjeshtësinë e tij dhe stilin e jetës pa teprime e luks.

Siç e shihni dhe në këtë foto, Françesku i Parë ha në mensën e Vatikanit, ndërkohë që kardinalët drekojnë dhe darkojnë në restorante të shtrenjta si “Eau Vive”.

Papa mban një veshje të bardhë, krejt të thjeshtë dhe pa ornamente, e cila vlerësohet se kushton 120 euro.Ndërkohë që për të udhëtuar ai merr zakonisht autobusin, bashkë me të tjerët, ndërsa kur duhet të shkojë nëpër vizita, ai përdor" Ford Focus", një makinë utilitare mëse e thjeshtë. 

 

 

SHKARKO APP