Grida Duma: A është rinia sot idealiste, energjike, luftarake si rinia e 8 dhjetorit të viteve ‘90?!

Nga Grida Duma-
8 Dhjetor 2021
A është rinia sot idealiste, energjike, luftarake si rinia e 8 dhjetorit të viteve ‘90?!
Është! Po është!
Ndoshta dhe më shumë është!
Shumëkush mund të guxojë e thotë që “atëherë ishte ndryshe ne luftonim” e shumë bla bla të tilla.
Unë kam qartësi të plotë që fajtorët e mëdhenj e ata që “shuajnë” forcën e të ardhmes; janë ata që e tregojnë historinë e shkuar si heroizëm dhe rininë e sotme si lirizëm.
Në çdo kohë; e vetmja forcë që e ka çuar përpara shoqërinë është e reja!
E reja dhe rinia është protagonisti dhe heroi i epokës së vet.
Sot rinia tregon të tjera heroizma! Heroizmat e durimit të zhvlerësimit nga merita. Heroizmin e mbijetesës dhe kur bota bëhet lëmsh në nje shoqëri ku suksesi dhe aftësia nuk shkojnë paralel. E prapë e prapë ata luftojnë. Ikin e vijnë por prapë luftojnē t’ia arrijnë.
Sot në këtë 8 Dhjetor dëgjova rrëfime shkrimtarësh e publicistesh, që vlenin t’i dëgjojë çdo i ri!
Ndërsa kujtuar vitet e tyre të rinisë dhe protagonizmit në 8 Dhjetorin ‘90, me përulje patën thirrjen që Shqipëria do ece kur mendësia e re, dhe jo e mykura komuniste, të udheheqe në çdo fushë.
E vetmja detyrë e sotme e atyre studentëve që nisën rrugën e lirisë; është të lënë stafetën tek rinia e studentët e sotēm.
Në 8 Dhjetor ‘90 studentët ishin shpëtimi, dalja nga bunkeri për Shqipërinë.
Përjete rinia do jetë shpëtimi dhe avancimi!

SHKARKO APP