Harta e re gjyqësore: 12 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm 1 Gjykatë Apeli! Lushnjë dhe Tiranë, 2 gjykatat administrative

Zbardhet harta e re gjyqësore. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

Shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm: Berat; Elbasan; Tiranë; Vlorë; Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit); Durrës (bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës); Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës); Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit); Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës); Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit); Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit); Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës).

Gjykata e propozuar të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm: Tiranë

Gjykatat e propozuar të shkallës së parë të juridiksionit Administrativ: Tiranë (për gjykatat e shkallës së parë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë) dhe Lushnjë (Për gjykatat e shkallës së parë në Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër)

Gjykata e propozuar e Apelit të juridiksionit Administrativ: Tiranë

SHKARKO APP