Hashash dhe granata në Korçë

Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar “Itinerari”, Policia e Korçës ndaloi 3 persona me një sasi hashashi dhe municione ushtarake.

Të paktën 8 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 4 granata luftarake ofensive si edhe 3 kapsolla detonatore u gjetën në një pikë karburanti në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”.

Pronari i pikës së karburantit, Petro Kapurani, u arrestua së bashku me të vëllanë Andrea Kapurani. Që të dy akuzohen për moskallzim krimi. Në pranga ra dhe Asllan Spahillari, me banim në Korçë, si dy të arrestuarit e tjerë.

Droga u gjet në pako gjatë kontrollit në një ambient të përshtatur për depozitë uji. Policia bën me dije se vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre personave.

SHKARKO APP