I riu aksidenton një fëmijë 8 vjeç në Orikum

Një fëmijë është aksidentuar nga një makinë në rrugën e plazhit në Orikum. I mituri është 8 vjeç, dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferi i mjetit tip Fiat që përplasi fëmijën, 27-vjeçari me iniciale A.M. po merr edhe ai ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Orikumit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP