Jordan Daci: Ja arsyet pse unë kandidoj për të drejtuar Avokatin e Popullit

Kandidati për Avokatin e Popullit, Jordan Daci në një intervistë për Ora Neës tha se se ai është kandidatura e duhur për të drejtuar këtë institucioni, pasi ai është një figurë që qëndron mbi palët politike.

Jordan Daci: Kandidimi im është mbi palët, unë nuk jam i angazhuar me politike. Jam marrë me studimimin e të drejtave të njeriut, me mësimdhënie dhe mendoj se jam kandidatura e duhur përsa i përket kritereve. Ligji e ka të përcaktuar qartë kur thotë se duhet të kesh njohuri të thelluara të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Fati im i madh është se e gjithë shkollimi apo përgatitja ime më ka lidhur me të drejtat e njeriut që janë edhe pasioni im. Unë jam profesor i të drejtave të njeriut. Duke i shtuar edhe përgatitjen profesionale dhe integritetin tim do të ishte një vlerë e shtuar për këtë institucion dhe për një shërbim të mirë ndaj qytetarëve.

Arsyeja e konkurimit ishte në vijim të lançimit të reformës në drejtësi dhe synimi për tu larguar  nga praktikat e kqija dhe kalimi në një fazë të re që do të jetë konkurimi mbi bazën e meritave dhe mendova se ishte koha dhe momenti i duhur për të marrë pjesë në një garë të tillë.  

Daci u shprehu besimin se Kuvendi do të zgjedhë kandidatin që e meriton për të drejtuar këtë institucion.

Jordan Daci:  Mendoj se gjithmonë ka vend për gara të ndershme. Vetë Kuvendi për mënyrën si ka proceduar është tregues i këtij faktori, por nga ana tjetër klima politike e kriujar para dhe pas vettingut praktikisht nxit dhe përkrah idenë për një proces dhe garë të drejtë. Unë kam besimin se Kuvendi do gjykojë mbi bazën e meritave dhe une mendoj se jam kandidat sepse kam meritat e duhura.

SHKARKO APP