Kanabis brenda mishit për ”të fortin” e Beratit, zbardhen detaje

Dy vëllezër Besnik dhe Isamir Bali, nga Barbullinja e Lushnjes, u arrestuan në Elbasan pasi tentuan të fusin drogë në burgun e Lushnjes. Ndërkohë u shpall në kërkim një 34 vjeçar nga Berati. Sipas policisë personat e arrestuar kanë tentuar të fusin kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet një sasi kanabisi.

“Besnik dhe Isamir Bali, kanë tentuar të fusin në I.E.V.P të Kosovës, Lushnje, kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet kanabis. Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e kanë siguruar tek shtetasi I.Z, i cili është shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim””,-thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Kush është Lulzim Caka

Dënohet me 25 vite burg Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, gjatë viteve 1995-2000, i akuzuar për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit, ndërsa kjo çështje endet në dyert e gjykatave për një dekadë. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.

Caka, i sapoliruar nga burgu me një manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal. Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.

Të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

SHKARKO APP