Këmbimi/ Euro e mbyll javën në qëndrueshmëri, ndërsa Paundi dhe Dollari humbin pikë

Monedha e eurozonës e mbylli javën në kuota të qëndrueshme duke u këmbyer edhe sot me 122.5 lekë.

Ndërkaq Paundi Britanik dhe Dollari Amerikan kanë humbur pikë kundrejt monedhës vendase duke arritur në nivelin përkatësisht 138.5 lekë dhe 109.8 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.

Ndërsa Franga Zvicerane ka fituar 0.2 pikë duke kapur vlerën e 109.2 lekëve.

Për sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 81 lekë dhe 75.8 lekë.

SHKARKO APP