Kosovare Asllani, futbollistja që po shkëlqen tek Real Madrid

Kosovare Asllani është një futbolliste me orgjinë shqiptare por me pasaportë suedeze. Futbollistja aktivizohet me Real Madrid, madje duke zhvilluar paraqitje tepër pozitive.

Këtë sezon 31-vjeçarja po ndihmon jo pak ekipin në arritjen e objektivave, ndërsa në ndeshjen e fundit sulmuesja ka shënuar dy gola në fitoren ndaj Eibar me shifrat 3-1. Me dy golat ndaj Eibarit, Asllani ka shkuar në kuotën e shtatë golave këtë edicion për Realin.

Ajo është golashënuesja më e mirë në La Ligën spanjolle të femrave. Asllani para se t’i bashkohet Real Madridit, më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të njohura si Linkopings, Chicago Red Stars, Kristianstads, Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

SHKARKO APP