Kroçera “CroisiMer” në portin e Durrësit me rreth 190 turistë

Turistë e huaj po vijojnë të vizitojnë vendin tonë si një destinacion turistik gjithë vjetor. Gjithashtu vendi ynë është kthyer dhe në vend i cili po mirëpret turizmin elitar ku kroçerat me turistë të shumtë ndalojnë portet e vendit tonë.

Sot në portin e Durrësit sapo mbërriti kroçera e rradhës me rreth 190 turistë kryesisht francezë, suedezë dhe belgë. Turistët u pritën dhe nga buzëqeshja e mirëseardhjes nga të rinj dhe të rejat e ”SmileAlbania” Durrës dhe nga stafi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Shqipëria tashmë po iu ofron turistëve përveç natyrës dhe bukurive që ajo ka dhe një mirëpritje të denjë nga këto të rinj të cilët i tregojnë atyre atraksionet turistike që duhet të shohin pra i ofrojnë një guidë mikpritje.

SHKARKO APP