Ksamil, gjendet i vdekur 37-vjeçari në banesë

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima i identifikuar si shtetasi L.P., ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç. Nga hetimet paraprake, 37-vjeçari që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Vijon puna për të dokumentuar ligjërisht shkakun e kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP