Kukës, 23 protestuesit drejt lirimit

Në Gjykatën e Kukësit, pritet të nis seanca ku do të vendoset masa e sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar, ndaj protestës të së shtunës në ”Rrugën e Kombit”.

Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo për urdhër-arrestet e Prokurorisë ndja tyre. Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.

Prokuroria pritet që ta ndryshojë kërkesën e masës për ta nga “urdhër ndalimi”, në “hetim në gjendje të lirë”.

Protestuesit kundërshtojnë tarifën e kalimit në ”Rrugën e Kombit”, ndërsa banorët e zonave të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin dhe të vendosë një çmim më të lirë se 5 euro sa është aktualisht.

Emrat e protestuesve të ndaluar:

Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës
Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës
Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës
Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës
Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës
Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës
Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës
Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës
Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës
Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës
Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës
Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës
Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës
Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës
Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës
Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës
Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës

Personat në kërkim:

Isa Koloshi
Bilbil Hila
Xhetan Muja
Avdi Duraku
Arben Onuzi
Dogjan Lleshi
Fatjon Allamani
Bilbil Hilaj
Mirdian Nerguti
Ahmet Tobli
Pavlo Hoxha
Shkelqim Toda
Avdi Gjahu
Lufti Meçka
Azgan Haklaj
Idriz Nerguti
Rexh Mici
Ergis Koloshi
Saimir Trota
Lulzim Pola

SHKARKO APP