Ledion Liço bëhet i “gjallë”: Ja pse s’kam Instagram

Pas një shkëputje të gjatë nga rrjetet sociale si dhe nga jeta e tij e përditshme mes ekraneve e ndriçimit të kamerave, Ledion Liço është bërë “i gjallë” më në fund.

Pas dasmës së bujshme e madhështore me Sara Hoxhën, Ledioni ka pranuar se nuk ka dëshirë të jetë më në qendër të vëmendjes.

Ai shprehet:

Kurrë mos thuaj kurrë, por unë nuk dua t’i rikthehem rrjeteve sociale. Dua të kem qetësinë time dhe po e shijoj këtë kohë. Mbase nuk do e hap përsëri Instagramin ose Facebook”.
Më tej moderatori zbuloi edhe planet e sezonit të ri. Sigurisht një nga lajmet që po qarkullon prej kohësh është se Ledioni do të prezantojë edicionin e Big Brother Vip, por ai e mohoi kategorikisht këtë lajm.

Moderatori tregoi:

Nuk do e prezantoj unë Big Brother. Edhe këtë sezon do jem në The Voice Kids dhe besoj se do jetë sezoni i fundit që do e prezantoj këtë program. Viti është i gjatë, mbase do të prezantojë edhe ndonjë program tjetër në të ardhmen”.

SHKARKO APP