Levan, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një grua e moshës rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Mollas.

Bëhet me dije se viktima Sanije Dule nga Vlora sapo kishte zbritur nga furgoni me të cilin udhëtonte dhe po kalonte në anën tjetër të rrugës në një kryqëzim kur u aksidentua nga makina tiup Benz.

Sipas informacioneve të para, viktima do të shkonte të vizitonte motrën e saj që jeton në një fshat të komunës Cakran, por humbi jetën nga – nga përplasja fatale që i shkaktoi makina.

Gruaja rreth të 50-ve ndërroi jetë menjëherë dhe trupi i saj u dërgua në morg për t’u tërhequr nga familjarët.

Policia ndaloi  drejtuesin e makinës tip Benz që shkaktoi aksidentit dhe e shoqëroi në komisariat.

SHKARKO APP