Lufta 5 orëshe e RENEA-s me të sëmurin mendor (VIDEO)

Këto janë pamjet kur forcat speciale të RENEA-s ndërhynë duke neutralizuar dhe arrestuar të sëmurin mendor David Qosja që vrau efektivin e FNSH Ardian Kodra 50 vjeç.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Torovicë të Lezhës gjatë operacionit të policisë për të arrestuar autorin David Qosja, që po terrorizonte me kallashnikov banorët duke qëlluar në ajër.

Nga të shtëna, mbeti i vdekur efektivi i FNSH Ardian Kodra, i cili sot u shpall Dëshmor i Atdheut.

Policia mbajti të rrethuar dje për 5 orë autorin e vrasjes, deri sa e neutralizoi brenda banesës së tij.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XEPT2YbDOrg” width=”560″ height=”315″]

 

 

SHKARKO APP