Lulzim Basha: 2.2 miliardë dollarë të vjedhura në dy vjet nga Rama

Nga Lulzim Basha

2.2 miliardë dollarë të vjedhura në dy vjet, 46.2% e familjeve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

90 milionë dollarë shpenzime për luks me të cilat mund të ndërtoheshin 44 shkolla të reja të pajisura të gjitha me orendi,

do të ishin punësuar 14 mijë shqiptarë për një vit me rrogën 542700 lekë të vjetra në muaj

do të kishin marrë ndihmën e plotë ekonomike prej 68 mijë lekë të vjetra në muaj, plot 109 mijë familje shqiptarësh që në fakt nuk morën këtë por morën rrugën e azilit.

90 milionë dollarë do të ishin mjaftueshëm për tu dhënë subvencionim të drejtpërdrejtë çdo fermeri shqiptar, absolutisht çdo fermeri shqiptar në masën 30 mijë lekë të vjetra për dynym.

Vetëm për vitin e kaluar, OSHE-ja ka mbifaturuar 91400 qytetarë. Ndërkohë që ERE, sipas të dhënave të publikuara, tregon qartë se 56% e shqiptarëve që konsumojnë më pak se 300 kilovat për muaj u është rritur cmimi i energjisë elektrike

88 milionë dollarë tendera për 11 miqtë e Edi Ramës.

1. ALKO IMPEX. Kompania është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi. 30 tendera ,vlerë totale 1.4 mld lekë.
2.
Atelier 4. Kompania e lidhur me kryeministrin Rama dhe arkitektet e tij personal, Shkreli, Eftimi 18 tendera, 267 mln lekësh.

3. CLASSIC. Kompania është në pronësi të Agron Papulit mikut dhe ndërtuesit të vilës së Durrësit të Edi Ramës, 19 tendera, 595 mln lekë.

4. EUROCOL. Kompani në pronësi të mikut të Edi Rames Aleksander Carapuli, ndërtuesi i vilës së Surrelit, 12 tendera, 1.8 mld lekë.

5. Eurogjici Security. Kompania është në pronësi të Safet Gjicit, kandidatit socialist për Bashkinë Kamëz, 159 tendera ,718 mln lekësh.

6. Fastech. Fastek”, kompania që përdoret nga Intech-u, i Iliri Beqës, 45 tendera me vlerë 752 milionë lekë.

7. Vetë “Intech”-u, 32 tendera me vlerë 1.5 miliardë lekë.

8. Ndreu Security. Kompania është e lidhur me deputetin Pjerin Ndreu, 37 tendera , 91.6 mln lekë.

9. Marketing Distribution. Kompania në pronësi të Vilma Nushit ka fituar 23 tendera, 134 mln lekë.

10. Trimed. Kompani në pronësi të Vilma Nushit, 458 tendera me vlerë 260 mln lekë.

11. Omega Pharma. 58 tendera 830 milionë lekë. Mbi 70% të tenderave përmes negocimit pa shpallje,

Me 88 milionë dollarë të dhëna klienteles qeveritare dhe 90 milionë dollarë shpenzime luksi do të ishin të mjaftueshme për të punësuar mbi 25 mijë shqiptarë në një vit me rrogë 540 mijë lekë në muaj.

Do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar 90 shkolla të reja me orendi të reja

Do të ishin të mjaftueshme për t’i dhënë ndihmë ekonomike 215 mijë familjeve shqiptare për një vit

Nuk po ndodhin. Nuk ka vende të reja pune. Nuk ka investime të reja. Nuk ka asnjë rrugë të re. Nuk ka asnjë urë të re, asnjë shkollë të re sepse paratë që duhet të destinoheshin për këto investime janë bërë rrush e kumbulla nga një grusht qeveritarësh të babëzitur me bekimin e Edi Ramës

Në muajt e parë të këtij viti, nga 2186 prokurime, 1596 prej tyre janë pa tender me negocim të drejtpërdrejtë

Qershi mbi tortën e korrupsionit është koncensionin e check-up-it.
Çdo vit në Shqipëri ka 360 mijë pacientë të cilët kërkojnë dhe marrin trajtim shëndetësor duke përfshirë dhe operacione. Dhe për të gjithë 360 mijë pacientët të ssitemit publik shëndetësor shqiptar, shteti ka harxhuar mesatarisht në 5-6 vitet e fundit 800 mijë dollarë për analizat e tyre. Bëhet fjalë për analiza komplekse për 2,3, 4 palë analiza në ditë.

Edi Rama ka vendosur të japë 12 milionë euro, apo 1 milionë euro në muaj për të bërë një palë analiza në vit 800 mijë dollarë për 360 mijë të sëmurë në vit, 12 milionë euro për 800 mijë të shëndoshë në vit.

Me 11.2 milionë euro që vidhen dhe shpërdorohen përmes check-up-it çdo vit në sistemin shëndetësor shqiptar do mund të bliheshin ilaçe për të gjitha spitalet publike të vendit, ilaçe që sot mungojnë edhe në spitalin e traumës.

Së dyti mund të rinovoheshin të gjitha sallat e operacioneve. Me paratë e shpenzuara dhe që parashikohen të shpenzohen për këtë koncension mund të ndërtohej një herë e gjysëm nga fillimi një qendër shëndetësore me kapacitetet e QSUT-së por me kushtet, pajisjet dhe mbështetjen me personal dhe ilaçe të standardit europian.

Ne kemi projektin për ta nxjerrë ekonominë nga kriza, i cili do të nisë pikërisht duke prerë kanalet e thithjes së parave publike, kanalet e korrupsionit.

Së pari duke vendosur një sistem të ndershëm taksimi prej 9 % Taksë të Sheshtë dhe duke nxjerrë nga ligji që ditën e parë sistemin e pandershëm të taksimit të Edi Ramës.

Së dyti, duke vendosur procedurat e prokurorimit më transparente që do të eleminojnë mundësinë e prokurorimit pa konkurencë me anë të së cilës ne do ti shërbejmë dhe do ti kthejmë taksapaguesve shqiptarë minimalisht 150 milionë euro çdo vit përmes prokurimeve të ndershme dhe të pakorruptuara.

Së treti, përmes destinimit të çdo qindarke të shqiptarëve në funksion të politikave që hapin vende pune apo përmirësojnë punësimin për shqiptarët si përmes subvensionit të bujqësisë dhe subvencionimit të çdo aktiviteti ekonomik e industrial që punëson rishtazi e në veçanti punëson rininë shqiptare

SHKARKO APP