Merkel: 100 mijë azilkërkuesit shqiptarë do dëbohen me aeroplan ushtarak

 

Qeveria Federale ka vendosur një paketë masash për të përshpejtuar procedurat për një dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa për qëndrim në këtë vend

 Siç ka bërë të ditur “Bild Zeitung” në botimin e së mërkurës, duke u thirrur në burime të sigurta të Qeverisë së Gjermanisë, bashkëpunëtorët e Kancelares Merkel kanë njoftuar se Qeveria Federale është duke planifikuar, ndër të tjera përveç fluturimeve të planifikuara të linjave të rregullta edhe përdorimin e avionëve ushtarakë gjerman “Transall” dhe pilotët e Bundeswehrit për deportimet e azilkërkuesve nga Gjermania.

Është bërë e ditur që azilkërkuesve nuk do t’ju njoftohet fare koha e kthimit, përkatësisht dëbimit në mënyrë këta të mos ikin nga vendbanimet e tyre. Përveç kësaj, kriteret tolerancës që në gjermani njihen edhe si “DulDung” do të rishikohen dhe do të bëhen më rigoroze.

Zyra e Kancelares Merkel ka informuar krerët e kancelarive të Landeve të martën pasdite në një konferencë telefonike për planet në fjalë, shkruante gazeta gjermane, transmeton Gazeta Blic Kancelarja Angela Merkel (CDU) kishte bërë thirrje kohët e fundit për nga përshpejtim të procesit deportimit edhe më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar. Ajo kishte thënë që i kupton kritikat që procesi i deportimit nuk po shkon si duhet dhe se për këtë edhe ajo do të ndërmerr masa për kthim masiv të- sidomos 100.000 shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në këto vende por edhe azilkërkuesve tjerë nga Ballkani perëndimor. Kuota e njohjes së azilkërkuesve nga Ballkani nuk mbërrin as në 1 përqind kurse prania e tyre në këtë shtet vetëm këtë vit është pothuajse e barabartë me refugjatë nga Siria.

Qeveria e Gjermanisë përndryshe ka vendosur të merret me në çdo takim të kabinetit me çështjen e refugjatëve që të diskutojë secili aspekt të kësaj krize. Përgjegjësia kryesore për dëbimin përndryshe bie mbi Landet e Gjermanisë dhe në këtë pikë Merkel duket që sheh ngecje masive prandaj edhe ky intervenim i Qeverisë qendrore në Berlin.

SHKARKO APP