Meta

 

Kryetari i Kuvendit, njëherazi dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vlerësuar sot kandidatin e së djathtës, Halim Kosova. Kreu i LSI-së, shprehet se kandidimi i Kosovës ishte një risi politike në këtë fushatë.

“Sjellja e doktor Kosovës sjell standard të ri. Politika ka nevojë për më shumë qytetari. Fushata e doktor Kosovës ishte një risi pozitive”, është shprehur kreu i LSI-së.

Ajo që bie në sy në mesazhin e Metës është mungesa e urimit për fitoren të kandidatit të Majtë, Erion Veliaj. 

SHKARKO APP