Ministri Hasani drejt Brukselit, do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është nisur drejt Brukselit. Ai do të marrë pjesë në Samitin “BE-Ballkani Perëndimor-Thyerja e Ngërçit: Gratë, të rinjtë, drejtësia dhe zgjerimi i BE”.

Mësohet se ministri Hasani do të jetë pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.

Gjatë samitit do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.

SHKARKO APP