Mjete historike pa targa? – DPSHTRR: Aplikoni online për targa të përkohshme 30 ditore

Të gjithë personat që kanë mjete historike por nuk i lëvizin dot për shkak të mungesës së targave, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton risinë e fundit.

Tashmë përmes projektit Retro.al të gjithë të apasionuarit mund të aplikojnë online për t’u pajisur me targa të përkohshme dhe flete udhëtimi.

Afati sipas DPSHTRR-së për këto të fundit është 30 ditë dhe lejohet qarkullimi vetëm për itinerare të specifikuara dhe të autorizuara.

Ndërkohë, drejtuesit e këtyre mjeteve mund të lëvizin vetëm brenda territorit të Shqipërisë. Pas përfundimit të afati 30 ditor, targat duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë Rajonale ku është tërhequr.

SHKARKO APP