Motorçikleta përplas këmbësorin në hyrje të Lezhës, dy të plagosurit

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes në hyrje të qytetit, ku një motorçikletë përplasi një këmbësor.

Për pasojë si kalimtari ashtu dhe drejtuesi i motorçikletës mbetën të plagosur.

Ata u transportuan drejt spitalit të Lezhës për mjekim.
Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP