Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maskat dhe distancat

Shqipëria ka vaksinuar mbi 200 mijë persona që nga fillimi i fushatës së imunizimit, dhe nëpër botë janë mbi 670 milionë njerëz që e kanë marrë dozën e parë kundër kovidit-19.

Por autoritetet apelojnë që edhe personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë aplikimin e masave parandaluese si maskat apo distancimi social.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që të kufizohen takimet me personat e pavaksinuar, nëse nuk i përkasin të njëjtës familjes ose nëse ata bëjnë pjesë në grupet me rrezik të shtuar.

Në Amerikë, të vaksinuarit mund të udhëtojnë pa nevojën e një testi kovidi si brenda edhe jashtë vendit, dhe mund të udhëtojnë pa iu nënshtruar karantinës.

Autoritetet amerikane e konsiderojnë një person të imunizuar plotësisht dy javë pas marrjes së dozës së fundit të vaksinës.

Rreziku i krijimit të një mutacioni të kovidit-19 pas vaksinimit me dozën e parë, është i ulët por ekziston, dhe personi i vaksinuar mundet akoma që ta shpërndajë atë te të tjerët.

Të dhënat paraprake tregojnë se vaksinat ndihmojnë në mospërhapjen e kovidit, mirëpo duhen më shumë të dhëna ndërkohë që vazhdon procesi i imunizimit në shumë shtete.

SHKARKO APP