A është gjallë Aurel Doda, burgjeve të Podgoricës? Hesht ambasada shqiptare

-Për çfarë janë ambasadat shqiptare jashtë shtetit, kur nuk interesohen për shtetasit shqiptarë? Dy prindër që enden rrugëve të kryeqytetit malezez dhe nuk iu tregon njeri se ku ndodhet djali i tyre, kurse ambasada rri e drekon në Budva.

-Aurel Doda, 31 vjeç, arrestohet në Muriqan nga policia malazeze për llogari të interpolit grek për një gjyq në mungesë se “ka blerë kartë leje qëndrimi”. Që ajo ditë nuk dihet më se ku ndodhet.

Histori nga me rrenqethëset me emigrantët shqiptarë në Greqi e Itali kemi dëgjuar për vite me radhë. Sidomos në Greqi, kur dënohen pa qenë të pranishëm apo kot së koti. Natyrisht që ka raste emigrantësh shqiptarë që merren me vjedhje, vrasje apo me drogë e ndaj kësaj kategorie ligji duhet dhe është  i rreptë. Por për raste si ky që do merremi sot, ia vlen të dalim në përgjithsësime rastesh të tjera nëpër botë kur ndalohen, arrestohen apo keqtrajtohen emigrantët shqiptarë, kurse ambasadat tona nuk interesohen.

Aurel Dodaj, 31 vjeç, kishte shkuar në vitin 2008 në Greqi për të punuar si gjithë të rinjtë, të cilën enden udhëve të botës për një jetë më të mirë. Atë vit, një grup policësh grek, të cilët ishin të lidhur me fije të padukshme me grupe të ndryshme të cilët shisnin leje qëndrimi greke për 700 euro, e kanë pajisur me një leje të tillë qëndrimi, Aurel Dodën. Por më vonë pasi i kanë dhënë  lejen e qëndrimit në Greqi dhe pasi e kanë pajisur me firmë e vulë greke, e kanë arrestuar. Ndonëse i riu Aurel Dodaj ka folur në gjyq se kanë qenë vetë policët grekë, me disa shqiptarë, që ia kanë shitur lejen e qëndrimit, përsëri e kanë dënuar me 7 muaj burg. E ka vuajtur dënimin dhe pasi ka dalë nga burgu ka tentuar të shkojë  në organet e drejtësisë greke për të dëshmuar se unë e vuajta burgun, tregon i jati Ndue Dodaj, por donte të tregonte policët grekë që ia kishin shitur me një tjetër person emigrant. Nuk e kanë pranuar, bile e kanë dhunuar duke e çuar për Kakavijë si emigrant i padëshiruar në Greqi.

Insistimit të tij prej shqiptari, i cili donte të punonte për të rregulluar anën ekonomike të familjes, por edhe të denonconte ata që ia shitën lejen qëndrimit e më pas e futën në burg, pala greke ia ka shpërblyer duke e çuar prapë në gjykatë për dënim shtesë për këtë leje qëndrimi të blerë nga policët grekë, por që i kanë gjetur nen tjetër në mungesë, duke e ridënuar. Dënim po për këtë leje qëndrimi në Greqi, dënim të cilin e ishte vuajtur me 7 muaj burgim. Por gjykata ka vendosur, pasi ishte në Tiranë, e ku vetë e kishin sjellë në Kakavijë.

Ndërkohë i riu në fjalë ka shkuar për punë në Gjermani e Itali. Ka punuar kur ka gjetur punë, por më vonë është kthyer në shtëpinë e tij në familje në pritje të një variant të ri pune nëse ia gjenin kushërinjtë e tij jashtë shtetit. Ditën e 3 tetorit 2017 Aurel Dodaj është nisur drejt pikës kufitare të Muriqanit në Mal të Zi për të shkuar për në Gjermani. Pala malazeze e ka arrestuar dhe e ka dërguar fillimisht në Ulqin e më pas në burgjet e Podgoricës.

Disa ditë pa lajmëruar familjen, ndaj babai i tij është shqetsuar se djali nuk përgjigjej prej ditësh. Ka kërkuar në telefon, por asnjë shenjë jete. Si çdo prind, edhe ai është merakosur dhe ka marrë udhën për në pikën e Muriqanit, ku e kanë sqaruar se Aurel Dodaj është arrestuar me datë 3 tetor 2017 për llogari të palës greke! Ka shkuar në Ulqin. Nuk ka patur mundësi financiare, babai i tij, aqsa kërkonin avokatët malazez dhe është kthyer në Shqipëri për të nxjerrë shtëpinë në shitje që të paguante avokatët malazezë për tu interesuar për djalin se si ishte e verteta e ndalimit të tij. Nuk ka arritur ta shesë shtëpinë dhe ka shkuar prapë në Ulqin. Ka pyetur për djalin, por i kanë thënë se e kanë nisur për në burgjet e Podgoricës. Dikur i kanë thënë se shteti malazez i ka caktuar një avokat malazez. Babai i tij ka pyetur se ku është djali, dhe i janë përgjigjur se nuk dijmë gjë. Ka shkuar në polici, të burgjet, te ambasada shqiptare në Podgoricë e cila nuk ka hapur derën, ka fjetur rrugëve nëpër kryeqyetin malazez, por akoma nuk di asgjë për djalin e tij, Aurel Dodën.  E si mund të rrijë i qetë apo të flejë një prind, si çdo prind në këtë botë, kur fëmijën ia arrestojnë, por nuk e takon dhe nuk di gjë se ku ndodhet? Si mundet të heshtim, për këtë rast, por për qindra raste të tilla?

Ai iu drejtua gazetës “Koha Jonë”, të paktën të më ndihmoni të dijë nëse është gjallë apo jo djali. Dhe shtoi se njëherë e pagoi me burg 7 muaj për atë kartë leje qendrimi pune, të cilën ia shitën me 700 euro policët grekë, por tani pse ma kanë dënuar në mungesë, pas kaq vitesh apo pse djali im kërkoi të denonconte vetë policët të cilët ia shitën lejen? A ka shtet shqiptar që mund të më ndihmojë, pasi djali është dënuar padrejtësisht? A mundet ambasada shqiptare në Mal të Zi të më ndihmojë se ku është djali? A është gjallë djali im?- pyet Ndue Dodaj, i cili prapë do endet rrugëve të Malit të Zi, por që asnjeri nuk i thotë se ku është dhe se çdo bëhet me djalin e tij, pikësëpari nëse është gjallë.

Pyetja publike shtrohet, edhe për shumë raste të tjera emigrantësh shqiptarë, të cilët dhunohen, dënohen padrejtësisht apo që marrin vendime gjykatash në mungesë: A ka ambasada shqiptare që interesohen për raste të tilla? Edhe më tej: Pse ambasada shqiptare në Mal të Zi nuk pyet se çfarë bëhet me një nënshtetas shqiptarë, i cili dihet se është ndaluar në Muriqan, por nuk dihet ku është tani?

E fundit: Ministria për Emigrantët e Pandeli Majkos, interesohet vetëm se ku gjenden emigrantët që t’ju marrë votat për zgjedhje politike apo edhe për hallet e tyre të shumta nëpër botë?

A.Mali

SHKARKO APP