Punëtorë apo dembelë? E vërteta për punonjësit shqiptarë

Punëtorë apo dembelë? Sipas Bankës Botërore, shqiptarët hyjnë në kategorinë e “dembelëve”. Në treguesin e produktivitetit të dukshëm të punës, të matur përmes Vlerës Bruto të Shtuar (VBSH) për punonjës (prodhimit për punonjës), Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Për vendin tonë ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 (e matur me dollar konstantë 2010), nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas një grafiku të publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit”.

Revista “Monitor” shkruan se edhe pse mund të rrinë me orë të gjata në punë, të punojnë fundjavave, të përpiqen shumë për të arritur objektivat që iu janë vënë, sërish punonjësit shqiptarë nuk arrijnë që sigurojnë nga puna e tyre të ardhurat e pritshme nga punëdhënësit. Dhe në një rreth vicioz këta të fundit nuk u japin punonjësve shpërblimin që ata presin dhe as priren të kryejnë investime për të rritur produktivitetin e puonjësve. Ambienti jo i favorshëm për të bërë biznes nuk e ndihmon këtë situatë. Lajmin e plotë mund ta lexoni në revistën “Monitor”.

SHKARKO APP