Ramush Haradinaj anulon vizitën në SHBA

Shfuqëzimi i ligjit për Gjykatën Speciale duket se ka tensionuar edhe marrëdhëniet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe aleatit më të Kosovës SHBA.

Kreut të qeverisë së Kosovës nuk i është dhënë vizë për të udhëtuar drejtë Amerikës, i cili do të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr.

Këtë e ka bër të ditur një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së, që i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s.

“Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Mediat në Prishtinë kanë raportuar të dielën se Ambasada amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Ndërsa vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur që të marrë vizën.

SHKARKO APP