Sabri Laçi: Koha për formimin e mësuesve cilësor

Intervistë me Prof. dr. Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës

Intervistoi: Fran Gjoka

 

Sot në botë ndodh njëprocesi gjerëi integrimit të dijeve që përfshinë gradualisht të gjithë shkencat mbi natyrën dhe shoqërinë. Arsimi ynë vazhdon të mos e vërë re këtë proces:ende ruhet në shkolla ndarja tradicionale e lëndëve, duke i rimarrë disa herë të njëjtat koncepte. Evitimi i kësaj të mete themelore arrihet nëpërmjet metodës së integrimit.Si mund të realizohet ajo në tëardhmen?

Pajtohem me konstatimin tuaj. Jetojmë në epokën e proceseve integruese intensive, madje deri në nivel global. Sot është evident integrimi i dijeve përmes projekteveinstitucionale të kooperimit; studimevendërdisilinare dhe transdisiplinare, që realizohen nga grupe studiuesish të fushave të ndryshme; mobilitetit për mësimdhënie, shkëmbim përvoje dhe arritjesh në nivel profesionistësh dhe kërkuesish shkencor të të gjitha fushave dhe kategorive; tubimeve shkencore të përbashkëta; qarkullimit dhe shkëmbimit të literaturës. Gjithashtu, janë shtuar ndjeshëm mundësitë dhe bursat për studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitete europiane, sidomos në kuadër të Programit ERASMUS+ dhe të projekteve të shumta e të larmishme. Duke studiuar në njëuniversitet të një vendi tjetër dhe në një gjuhë të huaj, studentët, krahas marrjes së dijeve në fushën përkatëse nga stafe akademike të tjera, njihen me kulturën, sjelljen, nivelin e zhvillimit, interesat dhe vizionin e një komuniteti studentor, të një universiteti dhe të një populli tjetër, çka është me interes të veçantë për formimin e tyre kompleks dhe të integruar.

Ndarja tradicionale e lëndëve dhe rimarrja e njohurive disa herë, në dijeninë tonë, është një praktikë që ndodh në arsimin parauniversitar, duke përcjellë traditën e sistemit arsimor në Shqipëri. Mendojmë se është koha që arsimi parauniversitar tërikoceptohet në strukturë dhe në përmbajtje, sipas modeleve të përparuara që ofrojnë vendet e zhvilluara, ku spikat prirja për profilizim, respektim tëdëshirave (zgjedhjeve) të nxënësve, lehtësim nga ngarkesat e tepërta dhe të lodhshme, krijimi i më shumë hapësirave për disiplinat formuese, interesante dhe të integruara si, fjala vjen, Shkencat e Tokës etj.

Në arsimin e lartë, të paktën në programet që zhvillohen në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, mbizotëronfryma e studimeve të integruara. Profesoratidhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës,në të gjitha degët dhe në të tria nivelet, janëtë përfshirë në mënyrë të kënaqshme në studimet e integruara, si individualisht, ashtu edhe në kuadër të projekteve dhe programeve ndërdepatamentale e ndërinstitucionale. Një nga shembujt e spikatur është Programi Master Profesional: Guidë Turistike, ku ndërthuren dhe integrohen njohuri dhe praktika nga shumë disiplina akademike dhe fusha studimore, të tilla si: historia, gjeografia, trashëgimia natyrore dhe kulturore, arkeologjia, ekonomia, sociologjia, arkitektura, teknologjia informacionit etj.

Programet Master Profesional në Mësuesi, të cilat janë konceptuar dhe realizohen në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, ngërthejnë disiplina akademike të larmishme dhe jo vetëm nga fushat specifike në të cilat formohen mësuesit e ardhshëm (histori, gjeografi dhe gjuhë-letërsi), por edhe nga ato të pedagogjisë, psikologjisë, sociologjisë, legjislacionit arsimor, organizimit dhe drejtimit të institucioneve arsimore, zhvillimi i kurrikulës, menaxhimit tëgrupeve të nxënësve, trajtimit tëdiferencuar të grupmoshave dhe kategorive të ndryshme të nxënësve, teknikat dhe planifikimi i  mësimdhënies dhe mësimnxënies, teknologjive të informacionit etj. Ato janë pasuruar dhe përditësuar vit pas viti, kryesisht nisur nga interesi i stafeve të departamenteve përkatëse për t’u përcjellë kandidatëve për mësues dije bashkëkohore dhe të integruara, të cilat synojnë t’i bëjnë ata të aftë për të edukuar siç duhet gjeneratat e ardhshme. Stafet akademike të angazhuara në mësimdhënie në këto programe janë formuar dhe kualifikuar në universitete shumë cilësore, brenda dhe jashtë vendit, janë autorë artikujsh, tekstesh dhe leksionesh, ku dijet përcillen të integruara dhe në funksion të formimit kompleks të mësuesve. Sfidat në drejtim të përgatitjes më të plotë e më të mirë të mësuesve tëbrezave të ardhshëm ende janë të shumta, por puna e deritanishme na bën të besojmë se vit pas viti do të kemi në dispozicion të edukimit parauniversitar profesionistë më të kompletuar me dije shkencore, aftësi komunikimi, drejtimi dhe menaxhimi.

Cilat janë kriteret bazë të përzgjedhjes së studentëve për profilin “mësuesi”? Dikurnota mesatare e pranimit ishte mbi tetë,ndërsa sot pranohen edhe me mesatare gjashtë. A ka ardhur koha tëforcohen kriteret e pranimit? Mos vallë puna me studentët e mësuesisë shihet me “bezdi” nga stafet akademike? Ç’ mendim keni për mënyrën e organizimit dhe rolin e praktikave mësimore?

Pranim i studentëve në programet e Masterit Profesional të Mësuesisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të UT-së është bërë mbi bazën e kritereve të menduara mirë. Ato konsistojnë në pranimin me përparësi të studentëve që kanë kryer CiklineParë (Bachelor) në FHF; të dytët renditen studentët qëvijnë nga degët homologe të universiteteve publike; të tretët, ata që kanë studiuar në degët e përafërta në UT; të katërtit, studentët që vijnë nga degë të përafërta të universiteteve jo publike të akredituara. Renditja është bërë duke respektuar notën mesatare të secilit. E vërteta është që nota mesatare e përgjithshmegjatë katër pranimeve të fundit (2014-2018) ka qenë afërsisht shtatë (6,73-7,00) dhe ka pasur prirje të rritet. Në vlerësimin akademik, kjo nuk është notë e ulët, por mesatare, ndërsa prirja në rritje tregon se studentë me notë mesatare të lartë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt programeve Master Profesional në Mësuesi. Kjo vërtetohet edhe nga fakti që rreth 1/3 e studentëve të regjistruar për mësuesi janë me notë mesatare mbi 7,5, që sipas vlerësimit akademik do të thotë “mirë” dhe “shumë mirë”. A nuk është kjo një garanci për mësues më cilësor për gjeneratat e ardhshme? Sigurisht. Fjala është  për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të UT-së, i cili ofron staf cilësor, programe bashkëkohore, infrastrukturë në modernizim të vazhdueshëm, literaturë të gjerë dhe të larmishme; laboratorë; mundësi më të shumta dhe serioze për praktikat mësimore në shkollat më të mira të Tiranës; marrëdhënie të gjera me partnerë kombëtar dhe ndërkombëtar; si dhe traditë shumëvjeçare në përgatitjen e mësuesve. Në programet e mësuesisë u është lënëkohë e mjaftueshme dhe vend i rëndësishëm praktikave mësimore dhe punimeve të diplomave (gjegjësisht nga 20 ECTS). Ato realizohen me seriozitet dhe udhëhiqen/kontrollohen nga profesorë të specializuar, të caktuar nga departamentet përkatëse, si dhe tutorë me përvojë, të miratuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale.

 Formimi dhe kualifikimi. A është nevoja të rishikohen apo ridimensionohen këto dy stade të rëndësishme në performancëne mësuesit të ditëve të sotme?

Sa i përket kualifikimit, FHF kontribuon me programe dhe me staf, por prej disa vitesh procesi nuk realizohet në mjediset e tij. Në vlerësimin tonë, kjo ka krijuar një thyerje në vazhdimësinë e procesit të formimit dhe kualifikimit, prandaj dhe do të vazhdojmë të kërkojmë qëkualifikimi të rikthehet në mjediset e universiteteve ku formohen mësuesit, pranë profesorëve me nivelin më të lartë shkencor dhe profesional, me dije të thelluara dhe të përditësuara gjatë trajnimeve dhe veprimtarive të tjera ndërkombëtare. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i ka të gjitha kapacitetet për ta realizuar në mënyrën më të mirë këtë proces.

 

Ç’ vend zënëdisiplinat didaktike dhe metodike nëkurrikulën profesionale? A mendoni se atyre u është dhënë rëndësia që meritojnë!

Pesha e disiplinave akademike didaktike dhe metodike, së bashku me praktikat profesionale është rritur pas rikonceptimit tëkurrikulave në formatin me katër semestra (120 ECTS), nga të cilët i fundit ështëlënë në dispozicion të praktikës profesionale aktive dhe të përgatitjes sëpunimit të diplomës. Ato zënë rreth 56,6% të Programit Master Profesional në Mësuesi (68 ECTS), d.m.th. kanë peshën kryesore, pa përfshirë këtu punimin e diplomës, që, në fakt, konsiston kryesisht në trajtimin e çështjeve që lidhen ngushtësisht me formimin profesional. Kjo tregon se sa seriozishtdhe objektivisht e kanë vlerësuar stafet akademike universitare çështjen e formimit profesional dhe metodik të mësuesve të ardhshëm. Besojmë se praktikat do të ishin më efikase në formimin e studentëve, nëse do të mund të gjendej hapësira e nevojshme ligjore për motivimin financiar të mësuesve (tutorëve) dhe kandidatëve, sigurisht, duke marrë për bazë performancën e gjithsecilit.

Mesazhi juaj: A ka ardhur koha për një mësuesi me efektivitet maksimal në shërbim të mësimit dhe të edukimit të brezave të ardhshëm?

Besojmë se jemi të vonuar në këtë drejtim. Çdo neglizhencë në cilësinë e arsimit komprometon rëndë të ardhmen e kombit. Sondazhet e organizuara nga institucione ndërkombëtare të specializuara kanë evidentuar problemin e cilësisë jo fort të mirë të njohurive qëfitojnë nxënësit në arsimin parauniversitar në Shqipëri, sidomos në shkencat ekzakte, krahasuar me ata të vendeve e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë jemi dëshmitar të një problematike të krijuar ndër vite për sa i përket shkrimitdhe komunikimit sipas normave tëshqipes standarde. Të tjera probleme mund të renditen për gjithë sistemin e dijeve që nxënësit marrin në shkollë, për të cilat përgjegjësia kryesore bie mbi mësimdhënësit, prandaj, në radhë të parë, puna për përmirësimin e gjendjes duhet të synojë të  konsolidojë dhe modernizojë procesine formimit dhe kualifikimit të mësuesve të gjeneratave të ardhshme. Një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim do të ishte lehtësimi i ngarkesës mësimore, sidomos duke reduktuar sasinë e njohurive që përcillen tek nxënësit në lëndët e konsideruara të “vështira”, si dhe thjeshtimi i metodave të mësimdhënies, sidomos duke përdorur materiale ilustruese dhe konkretizuese, të cilat ngjallin kureshtjen dhe interesin e nxënësve, mundësojnë përthithjen dhe ngulitjen e njohurive, zhvillojnë kujtesën dhe imagjinatën e tyre. Siç është provuar në disa prej vendeve të zhvilluara, efekte pozitive do të kishte edhe reduktimi i disiplinave mësimore nësistemin e arsimit parauniversitarnëpërmjet profilizimit që në vitet e para të shkollimit, duke aplikuar mundësinë e përzgjedhjes së lëndëve dhe të drejtimit të studimeve sipas prirjeve dhe interesave të nxënësve. Në këtë mënyrë do të shmangej edhe detyrimi për të zhvilluar shumë lëndë dytësore apo ekstrakurrikulare. Kthimi i klasave në laboratorë pune individuale dhe në grupe të vogla, nxitja e kreativitetit, shfrytëzimi i mundësive të jashtëzakonshme që krijon interneti, thjeshtëzimi dhe lehtësimi i teksteve etj., do ta bënin mësimin më interesant dhe më produktiv.

Jemi të bindur se gjithë sa thamë më sipër janë të mundura të bëhen dhe, nëse bëhen, do të përmirësojnë ndjeshëm efikasitetin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, duke garantuar formimin e qytetarëve euriopianë të ditur dhe të devotshëm.

SHKARKO APP