Shalqini katror, kishit parë ndonjëherë?

Proverba “Gjëja e rrallë shitet shtrenjtë” ka provuar të jetë e vërtetë. 30 vjet që prej krijimit të tij, por disa shitës thonë se shalqini katror është krijuar si një dekorim sesa për t’u konsumuar si frut. “Shalqinjtë katrorë nuk janë për t’u ngrënë në fakt. Ata shiten si sende dekoruese për shtëpitë. Mbajnë të paktën një muaj të tërë në temperatura dhome”, shpjegon Mura Kengo, pronari i dyqanit Shibuya Nishimura. Përtej imagjinatës artistike, duhet të ketë njëfarë racionaliteti pas krijimit të shalqinjve në këtë formë të çuditshme. Disa raportime mediatike ia atribuojnë këtë krijim një fermeri japonez të viteve 1980 nga Zentsuji, Kagawa. Ai i rriste frutat e tij në kallëpe katrore që çuan në shalqinj katrorë, të cilët kursejnë hapësirë në frigoriferë dhe lehtësojnë transportin në distanca të mëdha. Kur piqen, të tillë shalqinj peshojnë deri në 5 kg. Sërish, pas kaq kohësh, ky krijim mbetet më shumë një dekorim i shtrenjtë sesa një frut për të shuar etjen e verës. “Kam parë shalqinj katrorë shumë herë në televizor. Është e adhurueshme. Do të marr një në shtëpi”, thotë një blerëse. Çmimet tepër të larta të këtij fruti dekorues kanë nxitur dhe inkurajuar personat që duan të përfitojnë, që të rrisin shalqinj në forma të ndryshme, si piramida apo zemra. Dhe vetëm koha do të tregojë se çfarë formash të tjera do të shpikin krijuesit…

SHKARKO APP