Shpërthim me eksploziv gjatë natës në Pogradec
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2022/01/policia-1-e1641742763301-1.jpg)
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Rreth orës 22:50, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.
Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.