Spanjë, 19 të arrestuar në rrjetin e drogës ku humbi jetën majori Feka

Roja Civile në Spanjë ka arrestuar 19 persona të cilët ishin të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës ku humbi jetën majori shqiptar Sokol Feka dhe një 32 vjeçar nga Spanja.

Kreu i këtij grupi ishte 42-vjeçari Jose Maria RM, i cili ra në prangat e policisë spanjolle gjatë aksionit. Roja Civile sekuestroi 14 makina, 28 mijë euro dhe sasi të konsiderueshme droge. Sipas policisë spanjolle, përveç majorit Feka nuk rezultoi të kishte të tjerë shqiptarë të përfshirë në këtë trafik.

Sokol Feka humbi jetën në 28 janar pasi helikopteri i tij u rrëzua në momentin që ishte duke transportuar hashash dhe po ndiqej nga një tjetër helikopter i Rojes Civile spanjolle.

SHKARKO APP