“Tartufi” çel sezonin artistik në teatrin “Migjeni”

Me komedinë e famshme Tartufi të Molierit, e ardhur nën regjinë e Kushtrim Bekteshit, trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodres hapi sezonin artistik. Kjo komedi klasike, ngjarjet e se cilës zhvillohen brenda një shtepie, asaj të Orgonit ku brenda atyre mureve vishet por edhe bie maska e hipokritit dhe mashtruesit, rrembeu duatrokitjet e spektatorit dhe solli një lojë brilante të trupës së aktoreve.

Një gjetje regjisoriale me ndërhyrje të kujdesshme nga vepra origjinale ka bërë regjisori Bekteshi, duke i veshur kësaj komedie aktualitetin e sotëm siç është mania e rrjeteve sociale, apo bombardimi me informacione të shumëllojshme nga shtypi i shkruar. Misioni është i qartë, përmes të qeshurës spektatori duhet në të njëjtën kohë të vetëkorigjohet.

Në role të tjera në këtë pjesë erdhen aktoret: Pjerin Vlashi, Merita Smaja, Enver Hyseni, Simon Shkreli, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Krist Lleshi, Kristiana Dodaj, Nikolin Ferketa, Astrit Fani, Divni Gushta, Fritz Selmani.

Tema e kësaj komedie është hipokrizia e shtresës klerikale, që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë, duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtresës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerikale.

Ora News – “Tartufi” çel sezonin artistik në teatrin “Migjeni”

SHKARKO APP