“Thirr Policinë”, Arilena dhe Dafina “çmendin” rrjetin (VIDEO)

Bashkëpunimi tjetër i Arilena Arës, është ai me Dafina Zeqirin, i cili është publikuar mbrëmjen e së shtunës. “Thirr Policinë” mban titullin projekti. Të dy artistet vijnë me paraqitje të mrekullueshme dhe me një mision që të fuqizojnë gratë.

“Optimiste, të pavarura, me vetëbesim e të patrembura”,-janë disa nga karakteristikat që yjet do inkurajojnë tek të gjitha gratë dhe vajzat përmes këngës së tyre.

Muzika e “Thirr Policinë” ka “çmendur” rrjetin, pasi është shumë ritmike dhe ideale për të mbyllur verën nën ritme kaq energjike.

SHKARKO APP