Trupa e Baletit të TKOB, dy shfaqje në Tetovë dhe Modena

Siç është shprehur edhe Drejtori i TKOB, Ilir Kerni, këto performanca jo vetëm janë një mënyrë e mirë për të trajnuar balerinët tanë me baletin modern (duke qënë se ata vijnë nga një shkollë e baletit klasik), por përbëjnë produksione, me të cilat mund të paraqitemi me dinjitet në të gjithë teatrot nëpër botë.

Pikërisht “eksportimi” i aktiviteteve artistike në TKOB është edhe një nga qëllimet e politikave të këtij institucioni dhe trupa e baletit do të performojë në Tetovë në datën 13 nëntor 2014 e që do të hapë sezonin artistik 2015 në Teatrin e Modenas me Baletin Coppelia (me muzikë të Leo Delibes dhe Koreografi të Ilir Kerni) dhe me Baletin La Stravaganza (me koreografi të Angelin Preljocaj).

SHKARKO APP