Turistë anglez të vëzhgimit të shpendëve, vizitojnë Parkun e Divjakës

Kanë qenë rreth 15 turist anglez të pasionuar mbas vrojtimit të shpendëve lagunorë, kanë vizituar sot Parkun Kombëtar të Divjakës.

Të shoqëruar nga guidatorët e këtij parku, turistët kanë vëzhguar nga afër vendshumimin e  Pelikani Kaçurrel si dhe kanë marrë informacion për jetën e tyre.

Parku I Divjakës ka një florë dhe faunë të veçantë në përbërjen e tij dhe është objekt vëzhgimi në të 4 stinët e vitit. Një arsye më shumë për të vizituar Divjakën është dhe agrobiznesi i zonës.

Në tokat e kësaj zone  tani janë duke u vjel produktet Bujqësore sidomos prodhimet perimore dhe ato të frutikulturës.

Edhe gastronomia e kësaj periudhe në këtë stinë është tepër e veçantë sepse lokalet furnizohen me prodhime bio dhe të freskëta.

Kjo është një tjetër arsye që Divjaka frekuentohet në këtë stinë.

Prodhimet e detit dhe ato bujqësore të gjitha të freskëta,bëjnë që vizitori të kalojë dhe një drekë të shijshme.    Divjaka vizitohet në çdo stinë.

SHKARKO APP