Vaj dhe çokollatë kanabisi në banesën e pronarit të një restoranti në Rradhimë

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur çokollate cannabis.

Lënda narkotike është gjetur në banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen “24 maji”, pasi organi i akuzës mori vendim nga gjykata për të ushtruar kontroll.

Prokuroria thotë se ushtroi kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant të 61 vjeçarit që ndodhet ne Rradhime por nuk u gjet gje e kundraligjshme.

Sasia e lëndës narkotike që  gjetur eshte e konsiderueshme, thotë Prokuroria, po nuk eshte peshuar pasi grupi hetimor eshte duke kryer veprime ende.

SHKARKO APP