Vaksinohet 111-vjeçarja në Shkodër! Dëshiron të takohet me Ramën

111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer. E moshuara e cila ka peng faktin që nuk lindi kurrë fëmijë, kërkon që të takojë kryeministrin Edi Rama.

111-vjeçarja erdhi nga Mali i Zi në Shkodër 97 vite më parë bashkë me 4 motrat e tjera dhe prindërit. ‘Balkanweb’ ka publikuar videon kur vaksinohet e moshuara e cila në moshë farë të re, 16 vjeçare u fejua dhe mbeti në Shqipëri, ndërsa pas luftës familja e saj u rikthye në Malin e Zi.
Pirani ka kaluar dy luftëra botërore dhe tashme dy pandemi botërore.

SHKARKO APP