Vatikan, ja emrat e 17 Kardinalëve të rinj

Papa Francesku gjatë lutjes së të djelës në sheshin Shën Pietro në Vatikan ka shpallur krijimin e Konìcistori të Ri me 17 kardinalë të rinj prej 11 vendesh e prej 5 kontinetesh. Mes tyre është shpallur kardinal dhe meshtari shqitpar Don Ernest Simon Troshani, nga kryedioqeza e Shkodrës.

Ja emrat e Kardinajve të rinj:
1- Mons. Mario Zenari, i cili mbetët Nunc Apostolik në Sirinë e martirizuar (Itali)

2- Mons. Dieudonné Nzapalainga, C.S.Sp., kryeipeshkëv i Bangui-t (Republika e Afrikës Qendrore)

3- Mons. Carlos Osoro Sierra, Kryeipeshkëv i Madridit (Spanjë)

4- Mons. Sérgio da Rocha, Kryeipeshkëv i Brazilisë (Brazil)

5- Mons. Blase J. Cupich, kryeipeshkëv Çikago-s (U.S.A.)

6- Mons. Patrick D’Rozario, C.S.C., kryeipeshkëv i Dhaka-s (Bangladesh)

7- Mons. Baltazar Enrique Porras Cardozo, kryeipeshkëv i Mérida-s (Venezuelë)

8- Mons. Jozef De Kesel, kryeipeshkëv i Malines-Bruxelles (Belgjikë)

9- Mons. Maurice Piat, kryeipeshkëv i Port Louis (Ishulli Mauricio)

10- Mons. Kevin Joseph Farrell, Prefekt i Dikasterit për Laikët, Familjen e Jetën (SHBA.)

11- Mons. Carlos Aguiar Retes, kryeipeshkëv i Tlalnepantla (Meksikë)

12- Mons. John Ribat, M.S.C., kryeipeshkëv i Port Moresby (Papua Guinea Re)

13- Mons. Joseph William Tobin, C.SS.R., kryeipeshkëv i Indianapolis (SHBA)

Kardinale Nderi

Anëtarëve të Kolegjit Kardinalor do t’ia bashkojë edhe dy Kryeipeshkvij e një Ipeshkëv që janë dalluar me shërbimin e tyre baritor dhe një Meshtar që ka dhënë dëshmi të qartë të krishterë. Ata përfaqësojnë shumë Ipeshkvij e meshtarë të cilët në mbarë Kishën e rrisin Popullin e Zotit, duke kumtuar dashurinë e mëshirshme të Zotit gjatë kujdesit të përditshëm ndaj grigjës së Hyjit e me rrëfimin e fesë:

Ata janë:
1- Mons. Anthony Soter Fernandez, Kryeipeshkëv nderi i Kuala Lumpur (Malajzia)
2- Mons. Renato Corti, Kryeipeshkëv nderi i Novara-s (Itali)
3- Mons. Sebastian Koto Khoarai, O.M.I, ipeshkëv nderi i Mohale’s Hoek (Lesotho)
4- I nderuari Ernest Simoni, Prift i Kryedioqezës së Shkodër-Pultit (Shqipëri).

SHKARKO APP