Vdes 14-vjeçari kosovar, i plagosur nga aksidenti në Rrëshen

Vetëm pak ditë nga aksidenti i rëndë në Rrëshen, njëri prej 10 të plagosurve mes të cilëve katër ishin më rëndë, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

14-vjeçari nga Kosova humbi jetën në spitalin e traumës, pasi mbahej prej katër ditësh në repartin e reanimacionit.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 27 korrikut në dalje të Rrëshenit, vetëm pak kilometra larg Rrugës së Kombit, kur dy automjete u përplasën si pasojë e parakalimit të gabuar. Mes të plagosurve ka dhe 2 fëmijë të tjerë të familjes Bytyçi, e cila jeton në Gjermani.

SHKARKO APP