Vjosa del nga shtrati, në Novoselë përmbyten 14 banesa, evakuhen 30 persona. Situata mund të rëndohet

Përmbytet Novosela, e Vlorës. Prurjet e mëdha nga Gjirokastra dhe Përmeti e Tepelena shkaktuan daljen nga shtrati të lumit Vjosë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar përmbytje të dhjetra hektarëve si dhe të 14 banesave. (Ne foto: Novosela sot ne mengjes)

Nga dalja e Lumit Vjosë ka probleme edhe në Tepelenë e Memaliaj ndërsa janë bllokuar rrugët drejt Përmetit.

Ora 10: 12. Kryekomunari i Novoselës, Kanaj Shakaj, tha se presim një situatë të keqe

“Kemi evakuar 14 familje, 2 prej tyre do marrim gomone për ti nxjerrë pasi më parë nuk parnuan të dilnin. Situata është rënduar, duke marrë sinjal nga Gjirokastra e Memaliaj Vjosa ka kaluar kufirin m aksimal dhe presim një situatë më të keqe. Kemi evakuar rreht 30 persona.  Prurjet do të jenë akoma më të larta dhe problemet do të jenë shumë më të mëdha, rrezikohen 400- 500 banorë”

 Ora 09: 43– Pritet të vijë Delta Force me një gomone të evuakuajë banorët

Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha,  deklaron se janë evakuar 14 familje. Në vend janë FNSH dhe forcat zjarrfikëse. Pritet të vijë Delta Force me një gomone të evuakuajë banorët, informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj

Ora 09: 29 Në Memaliaj, një person është i bllokuar në banesë nga uji dhe zjarrfikësit në vendngjarje po punojne per evkuimin e tij.

permbytjet ne novosele

Ora 07:30:  Përmbyten 14 banesa

Kryetari i komunës Novoselë Kanan Shakaj  mëngjesin e sotëm tha se përmbytjet kanë shkuar deri në Fratar të Fierit.

Është mbledhur Shtabi I Emergjencave për të monitoruar situatën.

Po punohet për mbylljen me rërë të disa daljeve të lumit Vjosa, ndërsa vijon evakuimi i banorëve.

Nën ujë janë fshatrat Fitore, Bishan, Poro të komunës Novolesë.

SHKARKO APP