Xhama të zinj, procedohen 97 drejtues mjetesh

97 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht nga policia pasi qarkullonin me xhama të zinj.

Procedimi i tyre u bë në kuadër të aksionit të ndërmarrë dy ditët e fundit për makinat të cilat qarkullojnë me mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.

Mësohet se ky aksion do të vijojë dhe në ditët në vijim duke mos lejuar që këto makina të qarkullojnë në rrugët e Tiranës.

Njoftimi i policisë

Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.

SHKARKO APP